Silva i ka ditët e numëruara te Milani, ja ku po transferohet

13:22 | 06 Korrik 2019

Marseille futet në garë për Andre Silvan.

Andre Silva po i numëron ditët si futbollist i Milanit.

Sulmuesi portugez edicionin e fundit e kaloi në Spanjë si i huazuar te Sevilla.

Por klubi spanjoll nuk e ka ushtruar të drejtën për blerjen përfundimtare të tij.

Kësisoj Silva ka disa opsione ku mund ta vazhdoj karrierën pasi Milani nuk llogarit në shërbimet e tij.

Valencia, Wolverhampton Wanderers si dhe Southampton janë tri skuadrat e njohura që po e duan atë.

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti francez Olympique Marseille.

Marseille ka mbetur pa sulmuesin italian Mario Balotelli dhe e sheh Silvan si zëvendësuesin adekuat.

Milani është gati ta lë të lirë portugezin nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro.

Komento: