Andre Silva përfundoi 2018 me Sevillen dhe ndjen se në 2019 ai do të jetë ende në Spanjë, sepse është ambientuar dhe tani e di se çfarë do bëjë për të ardhmen e tij.
Sulmuesi portugez është në huazim nga AC Milan, për të cilin klubi Andalusian pagoi 4 milionë euro dhe do të duhet të paguajë edhe 39 milionë të pagueshëm gjatë disa viteve për ta shpenguar lojtarin.
Një nga investimet më të shtrenjta në historinë e Seviljes, por vendimi është me të vërtetë i pjekur përcjell ORAinfo.
Në ditët e fundit, Milan ka zbuluar se klubi spanjoll synon të shpengojë Andre Silva nën kushtet e vendosura. Përveç rasteve të papritura ose lëndimeve. Në fakt, Sevilla duan të ndërtojnë të ardhmen me Andre dhe gjithashtu e kanë shprehur këtë me agjentin e tij Jorge Mendes./ORAinfo/