Thiago Silva është lënduar rëndë.
Pas disfatës së radhës me Montpellier, kampionët e PSG pësojnë një tjetër humbje.
Eshtë kapiteni Thiago Silva i cili duket se ka mbyllur para kohe sezonin për probleme fizike. 34-vjeçari ka dëmtuar meniskun e gjurit në sfidën me Lille çka e detyron t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të cilën ende nuk ka vendosur.
Edhe në rast se do të zgjedhë kurë intensive për dëmtimin, mbrojtësi Thiago Silva nuk do të jetë në dispozicion të Tuchel deri në fundin e sezonit që mbyllet me 25 maj.