Eintracht Frankfurt dëshiron ta blejë Andre Silva dhe për këtë ka nisur bisedimet me Milanin.
Sulmuesi portugez ka shënuar tre herë në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e Bundesligës që nga rinisja e sezonit në Gjermani, përcjell ORAinfo.
Paraqitja e tij ka bërë që të binë Eintracht Frankfurt të bindet për blerjen e tij.
Milan po kërkon rreth 38 milionë euro për shitjen e tij, ndërsa klubi gjerman po tenton që në marrëveshje të fus edhe sulmuesin e huazuar të Milan, Ante Rebiç.
Bisedimet janë në fazën e parë dhe mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja mes dy klubeve. /ORAinfo/