Silva – Milan, po ndodh befasia e verës

10:39 | 04 June 2020

Agjenti i kapitenit të Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, ka kontaktuar zyrtarët e Milanit dhe po pritet një rikthim i qendërmbrojtësit në “San Siro”, shkruan “Tuttosport”.

Silva 35-vjeçar ka kontratë me Parisin deri në fund të stinorit. Ai mund të transferohet si lojtar i lirë në verë.

Silva ishte larguar nga Milani në korrik të vitit 2012, duke iu bashkuar Parisit për 42 milionë euro.

Që nga atëherë ka udhëhequr klubin drejt shtatë titujve të Francës, katër Kupave të Francës dhe pesë Kupave të Ligës.

Silva duhet të pranojë një ulje të madhe të pagës për të firmosur me Milanin. Te Parisi kishte pagë vjetore prej 12 milionë euro.

Komento: