38-vjeçari Thiago Silva vazhdon me Chelsean deri në vitin 2024.
Chelsea ka arritur marrëveshje verbale të plotë me Thiago Silvan për vazhdimin e kontratës.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, qendërmbrojtësi brazilian do të vazhdojë me blutë deri në qershorin e vitit 2024.
Kontrata është duke u përgatitur dhe Thiago Silva ka dhënë dritën jeshile.
Kontrata e re do të nënshkruhet së shpejti.
Thiago Silva aktualisht është 38-vjeçar dhe ende po performon në nivele të larta, duke qenë startues i padiskutueshëm tek ekipi londinez.