
Mbrojtësi i Paris Saint Germain (PSG) Thiago Silva nuk ka gjasa të zgjasë kontratën e tij me klubin, thotë L’Equipe.
35-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin francez, por sipas raportit të fundit, Drejtori Sportiv i PSG, Leonardo Araújo nuk është i bindur me idenë e zgjatjes së kontratës së ish mbrojtësit të AC Milan, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, raporti deklaroi më tej se klubi francez po punon për zgjatjen e kontratave të mbrojtësit Marquinhos — për dy sezone dhe mesfushorit Marco Verratti ti për tre vjet./ORAinfo/