Silva nuk njeh moshë, këtë gjë pritet ta bëjë me Chelsean

19:20 | 02 Shkurt 2023

Edhe pse 38 vjeçar, Thiago Silva i gatshëm të rinovojë me Chelsea.

Thiago Silva është në sezonin e tretë në “Stamford Bridge” dhe pavarësisht 38 viteve mbi supe, ai vazhdon të jap garanci në qendër të mbrojtjes.

Braziliani e ka pranuar për ESPN se është në bisedime me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës që i përfundon në fundin e sezonit.

“Ne po flasim rreth rinovimit të kontratës, me siguri gjithçka do të ndodhë në ditët e ardhshme. Synimi im dhe i klubit është të vazhdojmë së bashku”.

“E di që Chelsea ka nevojë për mua në këto momente. Grupi i lojtarëve është i ri, unë mund të ndihmoj procesin e rindërtimit të klubit me përvojën time”.

“Jam i gatshëm të jap kontributin tim. E di që përgjegjësia ime është shumë e madhe”, ka thënë ai.

Chelsea ka goditur fuqishëm në këtë afat kalimtar, duke afruar lojtarë si Mykhaylo Mudryk dhe Enzo Fernandez.

Komento: