Manchester United mbrëmë ka arritur të përmbysë rezultatin duke e eliminuar nga gara e Ligës së Kampionëve, PSG-në.
Thiago Silva ka shprehur zhgënjimin e tij pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve.
Kampionët e Francës janë mposhtur 1:3 në ‘Parkun e Princave’ nga Manchester United, duke dështuar të kalojnë në çerekfinale të kësaj gare.
Silva, i cili është edhe kapiten i PSG-së, e ka pasur të vështirë ta argumentojë atë që ka ndodhur në fushë, duke e cilësuar si të turpshme.
“Është e vështirë të flasësh. Është e turpshme”, ka deklaruar Thiago Silva pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ne kemi luajtur shumë mirë atje, por këtu nuk kemi bërë gjërat për të cilat kemi biseduar para ndeshjes”.
“Ne ishim në një garë të mirë dhe ndalemi këtu. Ky është futbolli. Asgjë nuk ka funksionuar sot. Unë kërkoj nga tifozët që të na falin”./