
Andre Silva është në largimin e tij nga Milani, me agjentin Jorge Mendes që kërkon të akomodojë klientin e tij diku pasi Marco Giampaolo ka bërë të ditur që sulmuesi portugez nuk është pjesë e planeve të tij për sezonin.
Sipas Corriere della Sera, lojtari ndiqet nga Valencia, Lille dhe Sporting Lisbon.
Milan është duke mpritur të shesë Silvan dhe me pas me parat e grumbulluara të transferojë ndonjë sulmues tjetër.
Correa nga Atletico Madrid është emri më i përfolur i cili pritet të transferohet në Milano, nëse Silva largohet nga kuqezinjtë. /ORAinfo/
