Silva thyen heshtjen, tregon se çfarë nuk funksionoi te Milani

14:44 | 08 October 2020

U ble nga Frankfurt këtë verë, Andre Silva tregon se çfarë nuk funksionoi te Milani!.

Duke folur për mikrofonat e portalit zyrtar të Bundesliga-s, ish-sulmuesi i Milanit, Andrè Silva, u kthye të kujtojë përvojën e tij në Milano duke kaluar te e tashmja e tij.

Këtë verë, portugezi u bë përfundimisht një futbollist i Eintracht Frankfurt, klubi që i besoi duke e marrë në huazim në shkëmbimin me Ante Rebic (që u vesh kuqezi gjithashtu përgjithmonë).

“Sekreti ka qenë të gjesh veten, kam punuar shumë gjatë viteve, kam ndryshuar disa kampionate, kam njohur gjuhë të ndryshme. E gjeta veten, ndihem mirë me veten, koka ime ishte çelësi i kthimit. Çdo ditë që kalon ndjehem më shumë si një burrë i rriitur, më shumë lojtar, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”.

“Kam pasur një vit të vështirë në Milano, sigurisht jo më i miri në karrierën time. Nga pikëpamja mendore ishte një vit i komplikuar. Arrita nga Porto, ku po luaja, në Milano, ku gjërat nuk po shkonin mirë. Kur ka diçka që nuk shkon, duhet të ndryshosh, provo diçka të re. Nuk u ndjeva mirë, doja të bëja diçka ndryshe. Nuk u tërhoqa dhe zgjodha Eintracht. Vendimi më i mirë për mua”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tani luaj këtu dhe jam mirë. Jam 24 vjeç dhe një lojtar ndryshe nga koha e Milanit, kur isha 21-22 vjeç. Jam një person më i mirë nga pikëpamja mendore”.

Komento: