Thiago Silva, po kalon një periudhë të shkëlqyer te Chelsea.
Ky moment i hirit për brazilianin e ka shtyrë qendërmbrojtësin të mendojë për zgjatjen e karrierës së tij futbollistike, përcjell ORAinfo.
Thiago Silva foli për pensionin e tij: “Do të varet nga ky sezon dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në Botëror.
Do të varet edhe nga zgjatja e kontratës, por synimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare”
“Ka shumë gjëra të tjera që ndihmojnë dhe futbollistët sot janë më profesionistë. Lojtarët tani janë si atletët, aspekti mendor është gjithashtu shumë i rëndësishëm,” shtoi ai për jetëgjatësinë e disa prej karrierave të sotme të futbollit.
Mbrojtësi foli për vështirësinë e qëndrimit në nivelin më të lartë në moshën e tij: “Për mua është shumë e rëndësishme të luaj në këtë nivel në këtë moshë, por nuk është e lehtë, sidomos në Premier League.
Intensiteti është i lartë nga i pari deri në minutën e fundit, ndaj duhet të jesh gati në çdo moment. Jam 38 vjeç, por mendoj se mund ta ndihmoj këtë ekip me aq sa mundem”, tha ai./ORAinfo/