Bernardo Silva e ka konfirmuar qëndrimin te skuadra e Manchester Cityt.
Lojtari u përfol shumë për një largim nga “Citizens”, por kjo gjë duket se nuk do të ndodhë.
Të paktën kështu thotë vetë ai, i cili e “driblon” Barcelonën si destinacion të mundshëm për të.
“Nuk mora ndonjë ofertë nga Spanja. S’erdhi askush. Do të qëndroj në Man City. Vendimi im është marrë”, përfundoi.