Simeone e ‘qon në qiell’ Ancelottin: Njeri i mirë dhe trajner i madh

09:41 | 26 Janar 2023

Simeone me fjalë të mëdha për Ancelottin: Njeri i mirë dhe trajner i madh.

Real Madrid-Atletico Madrid është dueli më i fortë i fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit, ku dy skuadrat kryeqytetase do të përballen mes tyre në “Santiago Bernabeu” të enjten.

Diego Simeone analizoi lojtarët kundërshtarë, ndërkohë që u ndal edhe te Carlo Ancelotti, një trajner të cilin e vlerëson shumë dhe përpiqet ta imitojë.

“Reali ka shumë yje. Në duhet të luajmë futbollin tonë për t’i vënë ata në vështirësi. Nuk mund të veçoj asnjë futbollist të Real Madridit, pasi ai klub ka shumë lojtarë të rëndësishëm”.

“Janë një skuadër shumë kompetitive. Ne duhet të zbresim në fushë plot entuziazëm dhe me dëshirën e madhe për t’i mposhtur”.

“Ancelotti? Do doja shumë ta njihja dhe të mësoja prej tij. Carlo më duket një njeri shumë i mirë dhe një trajner i madh”, ka thënë Cholo Simeone.

Argjentinasi ka edhe një sugjerim në lidhje me rregulloren e dueleve të Kupës, duke thënë se nuk duhet më koha shtesë dhe skuadrat duhet të shkojnë në penallti.

Komento: