Simeone gjen zëvendësimin ideal për Griezmann

23:31 | 11 Qershor 2019

Atletico Madrid, kanë shprehur interesimin e tyre për sulmuesin e PSG, Edinson Cavani, raporton Cadena Cope.

Ekipi spanjoll është në kërkim për të mbushur boshllëkun që së shpejti do të jetë atje pasi ylli i Antoine Griezmann njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fillim të këtij viti dhe e ka identifikuar Cavanin si zëvendësim ideal, përcjell ORAinfo.

Uruguaini ka një vit të mbetur në kontratën e tij PSG./ORAinfo/

Komento: