Atletico do të paguajë rreth 20 milionë.
Pas largimit të Diego Godin skuadra e Atletico Madrid thuajse ka mbyllur marrëveshjen për të sjellë në “Wanda Metropolitan” mbrojtësin Felipe Monteiro.
29-vjeçari brazilian luan prej 3 sezonesh me skuadrën e Porto, ku në 85 ndeshje ka realizuar 6 gola.
Trajneri Diego Simeone e konsideron si pasardhësin e denjë të Godin, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë A me Inter-in. Monteiro është një mbrojtës qendre me përvojë edhe në arenën ndërkombëtare dhe ka një kontratë me Porto që skadon në verën e vitit 2021.
Atletico do të paguajë rreth 20 milionë euro për ta sjellë Monteiro në la Liga.
Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen, por gjithçka do të bëhet zyrtare në fund të majit, pas ndeshjes finale të Kupës së Portugalisë mes Porto dhe Sporting. Monteiro ka veshur edhe një herë fanellën e kombëtares braziliane.