Simeone merr lajmin e madh për gjestin që bëri gjatë festimit të golave

11:25 | 21 Shkurt 2019

Atletico MAdrdid mbrëmë ka shënuar fitore të madhe kundër Juventusiit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i klubit spanjoll Diego Simeone nuk ka mundur të përmbahet me rastin e shënimit të golit të parë nga ana e skuadrës së tij, përcjell ORAinfo.

Ai ka bërë një festim të çuditshëm, ku pritej që edhe të dënohet për këtë gjest nga UEFA.

Por, sipas gazetarit spanjoll Pipi Estrada, UEFA nuk do të dënojë Simeone për festën e tij të golave kundër Juventusit mbrëmë.

“Nga ajo që kam dëgjuar, UEFA nuk do të marrë masa kundër Simeonit për reagimin e tij”, tha Estrada. /ORAinfo/

Komento: