Simeone po e transferon mbrojtësin e Milanit në Atletico

10:43 | 18 Dhjetor 2019

Alessio Romagnoli mund të largohet nga Milan.

Diego Simeone po e dëshiron atë në klubin e tij, Atletico Madrid.

Mbrojtësi italian mbetet ndër më të besuarit në skenën ndërkombëtare, dhe Simeone thuhet se është një tifoz i stilit të tij mbrojtës, përcjell ORAinfo.

Kjo ka bërë që Atletico të nis misionin për transferimin e tij në Madrid.

Milani dëshiron të ‘blindojë’ kapitenin e tyre me një rinovim të kontratës, në mënyrë që të prishë thashethemet për një transferim në kryeqytetin spanjoll.

Zvonimir Boban ka filluar negociatat me Mino Raiola për vazhdimin e kontratës dhe për çmimin e duhur, qendërmbrojtësi italian thjesht mund të kërkojë të bëjë një ndryshim të madh në karrierën e tij. /ORAinfo/

Komento: