Simiç jep sinjale se do të marrin pjesë në zgjedhjet në veri

12:03 | 10 Prill 2019

Simiç thotë se për zgjedhjet në veri do të vendosim pa emocione.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka folur rreth takimit të sotëm që zyrtarët e partisë së tij do ta kenë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ku do të diskutojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri ose jo.

Simiç ka thënë se sot do të vendosin për hapat e ardhshëm, sa i përket zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Ai thotë se këtë vendim do ta marrin të pandikuar nga emocionet dhe me “koka të ftohura”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Simiç ka thënë se Lista Serbe ka përfunduar konsultimet, dhe tashmë idetë e tyre do t’i prezantojnë te presidenti i Serbisë, dhe së bashku do të gjejnë përgjigjën adekuate për situatën e re të krijuar.

Komento: