Simiq dramatizon Kosovën: Vitin e Ri e pritëm në ankth – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Simiq dramatizon Kosovën: Vitin e Ri e pritëm në ankth

11:28 | 03 Janar 2019

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka luajtur rolin e viktimës duke thënë se Vitin e Ri e kanë pritur në ankth.

Simiq ka thënë se serbët në Kosovë në kohën kur kremtoi e gjithë bota, e pritën Vitin e Ri në ankth pa e ditur se çfarë do të ndodhë me ta në vitin 2019.

“Bllokada totale e shpërndarjes së produkteve nga Serbia qendrore tek të gjithë në Kosovë, sidomos për serbët, veçanërisht nëse e dimë se 95 për qind e asaj që serbët shpenzojnë në Kosovë vjen nga Serbia qendrore, krijon tensione dhe shqetësime lidhur me atë se çka do të sjell e ardhmja”, ka deklaruar ai për TV Pink.

Kujtojmë se më 21 nëntor të vitit të shkuar autoritetet kosovare vendosën taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, taksë kjo e cila në mbledhjen e fundit të Qeverisë u vendos edhe për mallrat e brendeve të huaja që hyjnë në Kosovë nga Serbia.

Komento: