Simiq “kërcënon” me mospjesëmarrje në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës

22:19 | 31 Korrik 2023
simiq-“kercenon”-me-mospjesemarrje-ne-zgjedhjet-e-reja-ne-veri-te-kosoves

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në një intervistë për media ka “kërcënuar” me mospjesëmarrje në zgjedhje të reja në veri të Kosovës, pa u plotësuar disa kushte.

“Pa plotësuar kushtet që na i kanë vënë qytetarët, nuk mund të diskutojmë mundësinë e zgjedhjeve”, tha Simiq për EuroNews.

Nga ana e tyre, analistët në Kosovë e kanë komentuar këtë deklaratë të Simqit, duke thënë se bazuar në këtë shteti serb e ka arritur qëllimin për krijimin e trazirave në Kosovë.

Sipas tyre, zgjedhjet do të bëhen për t’i tërhequr serbët nga veriu, kësisoj edhe Simiq po i kundërshton ato.

Komento: