Simiq: Nuk po arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi, të gjitha janë spekulime – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Simiq: Nuk po arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi, të gjitha janë spekulime

16:00 | 23 Shkurt 2019

Nënkryetari i Listës Serbe ka thënë se nuk ka ndonjë zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Të gjitha të tjerat ai I ka cilësuar spekulime të mediave.

Ai ka thënë se nuk do të ketë as bashkim të qytetit të Mitrovicës siç po pretendohet.

“Të gjitha spekulimet që dëgjojmë madje edhe për atë që Mitrovica mund të bëhet një qytet, vijnë nga ata që nuk e kuptojnë seriozisht procesin e dialogut. Në këtë moment, nuk kemi fare dialog dhe është e pabesueshme që të diskutohet për zgjidhjen përfundimtare. Këto spekulime madje dëmtojnë edhe qytetarët”, ka thënë Simiq, shkruan ‘blic’, transmeton Gazeta Express.

Simiq thotë se Kosova nuk po dëshiron që të vazhdojë dialogu, sepse dëshiron të fitojë kohë dhe ta bllokojnë procesin e dialogut.

“Në këtë mënyrë ata po e rrisin dëmin ndaj qytetarëve serb përmes taksës. Megjithatë presionet e ndërkombëtarëve janë të forta, por e shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim”, ka shtuar ai.

Anëtari i Listës Serbe ka akuzuar institucionet e Kosovës edhe për papërgjegjësi.

“Ata nuk po bëjnë mjaftueshëm për të gjetur një kompromis me Serbinë për zgjidhjen e problemeve kyçe”, shton Simiq.

Komento: