Simoene- Bayernit Munich, lajm ‘bombë’ nga Gjermania

14:29 | 24 Shkurt 2020

Simoene kandidat për ta marrë drejtimin e Bayernit.

Bayern Munich ende nuk ka marrë një trajner të ri pas largimit të kroatit Niko Kovac.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë i kanë besuar postin e trajnerit Hans-Dieter Flick deri në fund të sezonit.

Bavarezët do të marrin një trajner të ri për edicionin e ardhshëm dhe Diego Simeone është kandidati kryesor.

Tekniku argjentinas ka bërë të ditur se mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Atletico Madrid.

Bayerni po e monitoron situatën e tij dhe sipas mediave gjermane janë të gatshëm t’ia besojnë stolin.

Gjithsesi emrat e tjerë që janë në listën e Bayernit janë edhe Thomas Tuchel aktualisht trajner i PSG-së dhe Massimiliano Allegri.

Komento: