Simptoma e rrallë që zbulon se keni një rast të rëndë të koronavirusit

19:30 | 02 January 2021

Kjo simptomë e rrallë mund të nënkuptojë se keni një rast të rëndë me Covid-19.

Ekziston një listë në dukje e pafund e simptomave që lidhen me koronavirusin – disa janë të çuditshme, ndërsa të tjerat janë aq të zakonshme sa mund të anashkalohen lehtësisht.

Por disa nga simptomat më të rralla mund të jenë ato për të cilat duhet të shqetësoheni. Në fakt, ekspertët thonë se një simptomë e rrallë si kjo mund të tregoj që ju keni një rast shumë të rëndë Covidit dhe ajo është gjendja e shfaqjes së buzëve mavi (blu) shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë një listë të “shenjave paralajmëruese të urgjencës” për Covid, të cilët janë tregues se duhet të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor urgjent. Ndër ato simptoma është shfaqja e buzëve ose fytyrës blu.

“Buzët blu, të njohura ndryshe si cianozë, janë një simptomë Covidi që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore sepse konsiderohet si një shenjë e privimit të oksigjenit, shpjegon infermiere Jenna Liphart Rhoads.

Sipas infermieres Rhoads, një mungesë oksigjeni në gjak- bën që buzët e dikujt të marrin një ngjyrë blu. Kjo ka të ngjarë të jetë shenja më e dukshme e privimit të oksigjenit sepse “lëkura e buzëve është shumë e hollë”, duke e bërë cianozën të dukshme në këtë pjesë të trupit.

“Dikush me një rast të rëndë të Covidit mund të ketë buzë blu nëse inflamacioni në mushkëri ishte i mjaftueshëm për të ulur sasinë e oksigjenit që po merrnin mushkëritë dhe indet në trup” shpjegon ajo.

Sidoqoftë, infermiere Rhoads thotë se buzët blu si një simptomë e koronavirusit është mjaft e pazakontë.

Dhe zakonisht njerëzit ka të ngjarë të shfaqin simptoma të tjera të frymëmarrjes të tilla si kollitja dhe gulçimi.

Komento: