Kollitja dhe dhimbja e fytit, simptomat më të zakonshme të variantit britanik të COVID-19.
Kollitjet, dhimbjet e fytit dhe lodhja janë tre simptomat më të zakonshme tek njerëzit që rezultojnë pozitivë me variantin e ri të coronavirusit, por humbja e erës ose e shijes është simptomë më pak e mundshme, zbulon një studim.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, varianti shumë i transmetueshëm i coronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar dhe u përhap në të gjithë botën duket se i bën më të zakonshme simptomat e njohura të COVID-19.
Një studim nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se njerëzit raportuan më shumti simptomat sikurse kollitje, dhimbje të fytit, lodhje dhe dhimbje muskulore kur u infektuan me variantin e ri se sa simptomat e vjetra gjatë valës së parë.
Ndryshimi i simptomave mund të nxitet nga varianti që është më infektues dhe që përhapet më shpejt në trup ndryshe nga variantet e vjetra, megjithëse ndikimi i plotë i shumë mutacione në variantin e ri mbetet ende i panjohur.
ONS pyeti njerëzit për simptomat e tyre pasi morën një test të fortë pozitiv me COVID-19 midis 15 nëntorit dhe 16 janarit.
Varianti më i transmetueshëm, i quajtur B117, u zbulua për herë të parë në Kent në muajin shtator dhe që prej asaj kohe është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin dhe nëpër botë.