Sinan Hoxha me dedikim të veçantë për bashkëshorten

20:24 | 21 Prill 2021

Të njëjtit janë të lidhur prej shumë vitesh

Partnerja e këngëtarit Sinan Hoxha, Andrra Destani, ditën e sotme feston ditëlindjen e 26-të.

Me këtë rast, nuk munguan urimet dhe dedikimet nga miqtë e të afërmit në rrjete sociale.
Një të tillë e pranoi edhe nga bashkëshorti, i cili në këtë ditë të rëndësishme ia rikujtoi se sa shumë vlen për të.

“Urime ditëlindjen, gjithçka e imja”, ka shkruar ai.

Të njëjtit janë të lidhur prej shumë vitesh teksa kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2017.

Ata një muaj më parë u bënë prindër për herë të dytë të një djali.

Komento: