Sindikata e Pavarur e Administratës ‘kërcënon’ me grevë Hotin, nëse nuk përmbushen dy kërkesa

10:45 | 26 Janar 2021

Sindikata e Pavarur e Administratës e Kosovës, përmes një komunikate shtypi, ka reaguar në lidhje me gjendjen e shërbyesve civilë, duke thënë se ata po trajtohen në mënyrë të pa barabartë në raport me kategoritë e tjera buxhetore që financohen nga buxheti i Kosovës.

Për këtë arsye ata më 22 janar i kanë dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, e të cilit ia kanë paraqitur dy kërkesa.

E para ka të bëj më përfshirjen e këtyre shërbyesve civilë në pakon emergjente, ndërsa kërkesa e dytë ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

Nëse këto kërkesa nuk realizohen dhe nuk marrin një përgjigje pozitive deri nesër më 27 janar, SPKAU thotë se do të shpallin grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet e Administratës Publike në nivel vendi.

Komento: