Sindikata e PK-së shpreh ngushëllime për policin që vdiq rrugës për në punë

13:26 | 16 Dhjetor 2025
Sindikata e PK-së shpreh ngushëllime për policin që vdiq rrugës për në punë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të policit, Ismet Isufi. Ismet Isufi dyshohet se vdiq nga një sulm kardiak e më pas u vetaksidentua në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.

“Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, Ismet Isufi, familjes, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndërkohë, rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

“Rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, konfirmoi zëdhënës i policisë.

Ky është zyrtari policor që vdiq sot në komunikacion

Komento: