Sindikata e Policisë e pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë, del me dy kërkesa

16:38 | 31 Tetor 2023
sindikata-e-policise-e-pakenaqur-me-shtesat-e-rrezikshmerise,-del-me-dy-kerkesa

Sindikata e Policisë së Kosovës nuk është pajtuar me nivelin e ri të shtesave të rrezikshmërisë të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Kjo është thënë në mbledhjen e këshillit drejtues të kësaj sindikate të mbajtur këtë të martë.

“Vlerësojmë se janë të ulëta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës, prandaj janë të papranueshme për secilën kategori, janë diskriminuese për të gjitha njësitë sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në kumtesë.

Si rrjedhojë Sindikata e Policisë së Kosovës ka dalë me dy kërkesa nga takimi i sotëm:

1. Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%.

2. Ndërsa për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë.

Më tej theksohet se pakënaqësia është e lartë ndaj edhe kërkohet që kërkesat e të plotësohen në afatet më të shkurtra.

Sindikata thekson se mbështet kërkesat e secilit zyrtar policor dhe punonjësve të policisë./Front Online

Komento: