Sindikata e Policisë ka reaguar në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmë ndaj një zyrtari policor në Pejë.
Në reagimin e tyre në Facebook, thuhet se fillimisht i dyshuari kishte tentuar ta godasë me veturë zyrtarin policor dhe më pas ka shtënë me armë në drejtim të tij nga vetura, mirëpo falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe aktualisht po përballet me procedurat ligjore.
“Ky akt kriminal dhe i papranueshëm nuk përbën vetëm një sulm ndaj zyrtarit policor, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, rendit dhe sigurisë publike”, thotë reagimi i Sindikatës.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Sindikatës së Policisë: