Sindikata e punëtorëve të KEK’ut kërkon rritje të pagave

18:02 | 22 Shtator 2022

Punëtorët e KEK-ut kanë parashtruar kërkesa të reja.

Sindikata e KEK’ut ka parashtruar disa kërkesa të reja në drejtim të menagjmentit të KEK’ut.

Këto kërkesa, ata i kanë bërë gjatë një takimi me drejtorin menagjues të kësaj ndërmarrjeje, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Kryetari i sindikatës, Nexhat Llumnica, njoftoi se disa nga kërkesat përfshijnë ngritjen e pagave dhe të shujtave të ushqimit, dhe shpërndarjen e thëngjillit falas për punëtorë.
Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut, sot mbajtem takimin me drejtorin Menaxhues të KEK-ut ku diskutuam për keto kërkesa:

1.Ngritja e pagave
2.Ngritja e shujtes së ushqimit
3.Marrëveshja kolektive
4.Shpëndarja e thengjillit falas për punëtorët.

Ngritja e pagave mbeti të diskutohet në bordin drejtues të KEK-ut.

Ngritja e çmimit të shujtes së ushqimit, në rast se nuk mund të hapen Restaurantet mbrenda 30 dite, shujta e ushqimit të paguhet në bazë të çmimit të tregut, e jo si është tani 1.74€.

Shpërndarja e thengjillit të bëhet falas për punëtorët që përdorin për nevoja familjare.
Marrëveshja kolektive në nivel ndërmarrje mbetet të fillojë negocimi menjëherë.

Me respekt kryesia ekzekutive e SRKEK-ut,
Kryetari Nexhat Llumnica.

Komento: