Sindikata nuk pranon që policët të marrin pension prej 250 eurosh

22:06 | 22 Korrik 2023
sindikata-nuk-pranon-qe-policet-te-marrin-pension-prej-250-eurosh

Kur u dërgua në Kuvend, nuk u votua nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Ligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë në moshën 55-vjeçare i iniciuar nga opozita nuk gjeti përkrahje nga pushteti.

Por nga kjo e fundit, u tha se do të bëhet një projektligj tjetër i cili rregullon pensionim për të gjitha kategoritë, jo vetëm për policinë.

Por, nga Sindikata e Policisë së Kosovës nuk po e pranojnë një gjë të tillë.

Kryesindikalisti, Imer Zeqiri tregon kërkesat e tyre që i kanë për t’u përfshirë në këtë projektligj, raporotn teve1.

Kjo gjë po kundërshtohet edhe nga anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Hisen Berisha.

Ndryshe, nga kjo Sindikatë është kërkuar vazhdimisht miratimi i një Ligji të tillë, për shkak se një numër i madh i zyrtarëve të shtyrë në moshë nuk janë të aftë për t’i kryer si duhet detyrat e tyre.

Përpos kësaj, muajve të fundit policët kanë shfaqur pakënaqësi tjera edhe me Ligjin e Pagave, ku nuk po u paguhen shtesat për rrezikshmëri gjë e cila ka çuar edhe në dorëheqje të disa prej tyre.

Komento: