Goran Rakiq: Fola me Vuçiqin, më tha se është mirë të hiqen barrikadat.
Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se kanë biseduar me preisdentin e Serbisë, Aleksander Vucic pas lirimit të Dejan Pantic, shkruan Gazeta Express.
Goran Rakiq ka thënë për Pink Tv se nga Vucic kanë dëgjuar “lajmin e mirë për lirimin e serbëve” dhe mendimin e tij se “do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat”.
Ky zhvillim vjen pas deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian se po bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe pasi KFOR ka lëshuar një komunikatë ku ka sqaruar se ushtria serbe duhet ta njoftojë KFOR-in nëse do t’ia frohet Kosovës më pak se 1 kilometër dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës në veri mund të vendoset vetëm me miratimin paraprak të KFOR-it.
“Pas këtij takimi do të bisedojmë me njerëzit tanë në Kosovë. Kemi marrë lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiqit, Nedeljkoviqit dhe personave të tjerë të arrestuar. Kemi lexuar garancitë e BE-së dhe SHBA-së se nuk do të ketë arrestime të njerëzve. duke marrë pjesë në protestat paqësore të shkaktuara nga terrori i Kurtit.Kemi marrë garanci të reja nga KFOR-i se nuk do të ketë dislokim të Forcaës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës”, tha ai për TV Pink.