Sipas legjendës së Liverpoolit, ky është fajtori për humbjen 7:2 kundër Aston Villës

15:34 | 05 October 2020

Legjenda e Liverpoolit ka gjetur fajtorin për humbjen 7:2 kundër Aston Villës.

Liverpooli bëri paraqitje të dobët kundër Aston Villës, e cila i kushtoi me disfatë turpëruese 7:2, kryesisht për shkak të barit të fushës, sipas Graeme Souness, legjendës së klubit nga Anfield.

Liverpooli e pësoi humbjen e parë të sezonit të ri 2020/21 në Villa Park të dielën.

Villa e turpëroi kampionin e tanishëm të Premierligës duke ia shënuar plot shtatë gola.

Djelmoshat e Jurgen Klopp nuk u dukën vetja në këtë ndeshje, aq më tepër ekipi që e fitoi titullin sezonin e kaluar me një epërsi bindëse prej 18 pikëve.

Ollie Ëatkins shënoi het-trik dhe Jack Grealish pati gisht në pesë gola për t’i ndihmuar Villës t’ia shkaktojë Liverpoolit humbjen e katërt në ligë që prej janarit 2019.

Dy golat e vetëm ngushëllues të Liverpoolit u shënuan nga Mohamed Salah, në një mbrëmje ku të metat në mbrojtjen e të kuqve u ekspozuan nga djelmoshat e Dean Smith.

Por Souness thotë se lojtarët e Liverpoolit patën vështirësi ta luanin futbollin që e dinë për shkak të gjendjes së fushës.

Legjenda e Anfield tha për Sky Sports: “Çfarë mund të them, Villa, kjo vlen për të dy ekipet, e ka lënë barin më të gjatë se normal për t’ia ngadalësuar lëvizjet lojtarëve të Liverpooli”.

“Them që kjo ndikon njëjtë të të dy ekipet, por të gjitha ekipet e mëdha duan që bari të jetë i shkurtër dhe fusha e shpejtë”, nënvizoi ai.

Komento: