Sipas Lionel Messit këto janë katër shtetet që mund ta fitojnë Botërorin në Katar

19:46 | 04 Dhjetor 2022

Messi zbulon katër shtetet që mund ta fitojnë Botërorin në Katar.

Lionel Messi ka zbuluar favoritët e tij për ta fituar Kupën e Botës, pas fitores 2-1 të Argjentinës ndaj Australisë në raundin e 16-të të shtunën.

Messi shënoi golin e parë të skuadrës së tij për ta dërguar Argjentinën në çerekfinale, ku do të përballen me Holandën, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Argjentina] është një nga kandidatët”, tha Messi për mediat.

“Argjentina është një fuqi dhe është gjithmonë ndër më të mirat. E dinim që ishim një nga kandidatët, por duhej ta vërtetonim në fushë dhe e dëshmuam sërish kundër Australisë”.

Sulmuesi argjentinas më pas u pyet për skuadrat e tjera në turne.

“Ne shikojmë të gjithë Kupën e Botës dhe të gjitha ndeshjet që mundemi”, zbuloi ai.

“Brazili po bën shumë mirë, pavarësisht disfatës ndaj Kamerunit. Ata janë ende një nga favoritët e mëdhenj”.

“Edhe Franca po bën mirë dhe Spanja, pavarësisht humbjes nga Japonia, është një skuadër që luan shumë mirë, që e ka shumë të qartë atë që bën dhe është shumë e vështirë t’i heqësh topin, pasi kontrollojnë topin për një kohë të gjatë. do të jetë e vështirë t’i mposhtim ata”, tha Messi.

Komento: