Sipas qytetarëve, Qeveria fajtori kryesor për reduktime të energjisë

21:44 | 22 Shtator 2022

Javëve të fundit vendi ynë ka pasur shumë reduktime të energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës del të jetë fajtore për reduktimet e energjisë elektrike që pritet të bëhen gjatë stinës së dimrit, sipas një hulumtimi nga PIPOS.

Sipas këtij hulumtimi të prezantuar në Klan Kosova, 36.9 për qind e qytetarëve e kanë lënë fajtore qeverinë për reduktimet.

29.5 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se menaxhimi jo i duhur i energjetikës ndër vite, 21.1 për qind e qytetarëve e kanë thënë se fajtor për reduktimet është lufta në Ukrainë.

4.7 për qind kanë fajësuar Korporatën Energjetike të Kosovës, 3.7 për qind kanë thënë se është tjetër arsye ndërsa 4.1 kanë refuzuar të japin një arsye.

Komento: