Sipas shortit të tërhequr më 2 mars, kandidatët për kryetar në Podujevë do të renditen

12:37 | 27 Tetor 2020

Kandidatët për kryetar në Podujevë do të renditen sipas shortit të tërhequr më 2 mars.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për certifikimin e tre kandidatëve për kryetar në Komunën e Podujevës, të cilët do të renditen sipas shortit të tërhequr më dy mars të këtij viti.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kandidat për kryetar, Naim Fetahun do të ketë numrin 10, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kandidat Nexhmi Rudarin do të ketë numrin 11, dhe kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Shpejtim Bulliqi do të ketë numrin 12.

“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim: 10. Naim Fetahu – Partia Demokratike e Kosovës – PDK: 11. Nexhmi Rudari – Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK: 12. Shpejtim Bulliqi – Lëvizja Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.

Komento: