
Sipërmarrësi nga diaspora, Nderim Mustafa, ka reaguar për gjendjen e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, duke e quajtur situatën të papranueshme.
Ai përmes një statusi në Facebook thekson se ndërprerjet e shpeshta janë bërë normale, ndërsa rryma konsiderohet luks, pavarësisht çmimit të lartë që paguajnë qytetarët, shkruan Gazeta Projekti.
“Po hymë në 2026, bota ecën përpara, ne presim rrymën”, shkruan Mustafa, duke kritikuar mungesën e kushteve bazike dhe ndikimin negativ në jetën e përditshme dhe biznesin.