Sir Stuart Peach: Britania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

11:19 | 25 October 2022

Peach: Britania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se e mbështesin e anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se janë pro integrimit të Kosovës në shumë sfera.

“Duhet sa më shumë që Kosovën ta inkurajojmë në rrugën euroatlantike. Britania e Madhe e mbështet çdo gjë që përmban unitet”, ka thënë Peach.

Peach ka pohuar se e mbështesin edhe Procesin e Berlinit që sipas tij është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor.

Komento: