Sirianët i bëjnë për spital shokët e tyre në Prishtinë

22:46 | 27 Tetor 2021

Një sulm me thikë ka ndodhur në Prishtinë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në një hotel të Prishtinës ku tre sirianë kanë sulmuar disa sirianë të tjerë të vendosur në këtë hotel.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” në Prishtinë. Tre sirianë të armatosur kanë hyrë në dhomën e viktimave dhe i kanë sulmuar me thikë.

Nga kjo ngjarje ka edhe të plagosur. Në vendin e ngjarjes nga video që ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, duket se kanë dalë forca të shumta të Policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejt të cilët po u ofrojnë ndihmë të plagosurve.

Mësohet se të dyshuarit kanë ikur në drejtim të Mitrovicës. Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por ata ende nuk kanë dhënë detaje nga ky rast.

Komento: