Eksperti i IT-së po thotë se se sistemi i komunikimeve elektronike të Qeverisë është i pasigurt.
Përmes një postimi në Facebook, Hekuran Doli ka shpjeguar se si web faqet e institucioneve më të larta shtetërore menaxhohen nga palë të treta të panjohura, e që nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk i japin llogari shtetit të Kosovës.
“Është e pabesueshme të shohësh institucionet më të larta shtetërore ta kenë outsource menaxhimin e shërbimeve kritike të IT tek palë të treta, totalisht të panjohura, e të cilat nuk mbajnë fare përgjegjësi dhe nuk japin fare llogari ndaj shtetit të Kosovës. Këtu nuk bëjnë përjashtim as zyra e kryeministrit, Kuvendi i Kosovës, AKI, e çka është më befasuesja, as shërbimi i famshëm – RKS-GOV.NET”, ka shkruar Doli.
Ky është postimi i plotë i Hekuran Dolit në Facebook: