Situata aktuale me Covid-19 në Kosovë

08:59 | 28 Mars 2022

Mbi 600 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë aktualisht janë 659 raste aktive me virusin corona.

Vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan 37 raste të reja me këtë virus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dje u shëruan 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572.

Në anën tjetër, dje janë administruar edhe disa doza të vaksinës anti-COVID, gjithashtu.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Komento: