Situata del jashtë kontrolle, 1.169 perona të vdekur nga koronavirusi në SHBA për një ditë

09:30 | 03 Prill 2020

SHBA-ja shënon numrin më të madh të vdekjeve për një ditë – 1.169.

Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 1-milonëshin të enjten mbrëma, ndërkohë rreth një e katërta e tyre është regjistruar në SHBA.

E sipas raporteve të fundit, në këtë vend në 24 orët e fundit është shënuar numri më i madh i vdekjeve për një ditë në gjitha shtetet e botës.

Sipas AFP-së, në SHBA kanë vdekur 1.169 si pasojë e infektimit me Covid-19. Deri më tash në SHBA kanë vdekur 6.095 persona. Vetëm Italia dhe Spanja kanë shënuar më shumë vdekje, të dyja mbi 10 mijë.

Në SHBA deri më tash janë 245.373 të infektuar.

Komento: