Situata e Icardit, Spalleti ka një thirrje për Interin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Situata e Icardit, Spalleti ka një thirrje për Interin

12:47 | 10 Shkurt 2019

Luciano Spalletti ka bërë një thirrje në drejtim të Interit.

Ai i ka fajësuar drejtuesit e Interit për formën e dobët të Mauro Icardit, duke bërë thirrje që ata ta zgjidhin sa më shpejtë çështjen e kontratës së argjentinasit.

Sulmuesi dhe kapiteni i zikaltërve nuk ka shënuar gol në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A, që është ecuria e tij më e dobët që prej se i është bashkuar klubit.

Icardi pati paraqitje të dobët edhe në fitoren e Interit 1:0 ndaj Parmës të shtunën, e cila u vendos nga zëvendësuesi Lautaro Martinez.

Trajneri Spalletti i përmendi bisedimet për ripërtëritjen e kontratës së tij në një konferencë për media pas ndeshjes.

“Paraqitjet e Mauros janë duke u ndikuar nga situata që po vazhdojnë kohëve të fundit. Ai duhet ta lirojë veten nga bisedimet rreth tij”, tha Spalletti.

“Drejtorët u pajtuan për t’i nisur bisedimet për kontratën, prandaj ata duhet të vijnë në një përfundim tani”, shtoi ai.

Bisedimet mes drejtuesve të Interit dhe bashkëshortes dhe agjentes së Icardit, Ëanda Ranës, janë u zvarritur tash e disa javë.

Komento: