Situata e Philippe Coutinho, ja ҫfarë thotë Suarez

08:08 | 27 Prill 2019

Luis Suarez ka komentuar situatën e bashkëlojtarit të tij.

Mesfushori brazilian ka pasur rënie dhe ngritje gjatë këtij edicioni me skuadrën katalane, ku së fundmi edhe kishte humbur balotazhin me Ousmane Dembele.

Megjithatë, në mbrojtje të ish anëtarit të Liverpool ka dalë sulmuesi uruguaian, Suarez, i cili ka kërkuar nga tifozët që ta mbështesin atë.

“Lojtarët e Barcelonës dueht të jetojnë me kritikat konstante. Nuk mund të kemi gjithmonë fuqinë e duhur mentale gjatë secilit moment të keq” ka thënë Suarez.

“Philippe është një mik, ai është i ri dhe unë provoj ta kërkojë atë. Tek Liverpool, ai provoi se kush është” ka thënë tutje qendër sulmuesi i katalanëve.

“Ishte e vështirë për mua që t’i them atij të jetë i njëjti. Duhet të pranosh kritikat, por më e rëndësishmja është se ai është rehat, i lumtur dhe shokët e skuadrës kanë besim tek ai, si dhe trajneri ka besim tek ai” ka thënë ndër të tjerash ‘el pistolero’.

Suarez dhe Coutinho do të duhet të përgatiten për dy sfidat e radhës, ndaj Levante në La Liga si dhe atë kryesoren ndaj Liverpool, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Komento: