Situata e rëndë me koronavirus, ministri Zemaj në Infektivë

21:41 | 15 Nëntor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Klinikën Infektive.

Nga aty ai tha se tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me COVID-19, brenda 24 orëve në 7 ditë të javës.

Zemaj deklaroi se ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësorë, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk janë dorëzuar.

Postimi i plotë:

24 orë në ditë, 7 ditë të javës, tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me Covid 19.

Ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësor, me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha në krye, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk u dorëzuan.

Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’u mungojë asgjë.

Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses.

Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin.

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën! /ORAinfo/

Komento: