Situata nuk është mirë në Kabul.
Qindra banorë të Kabulit janë nisur drejt “Bankës së Re” për të tërhequr paratë që kanë në llogaritë e tyre teksa luftëtarë talbanë kanë hyrë në qytet duke kërkuar dorëzimin e pakushtëzuar të qeverisë qendrore.
Civilët nga frika se talibanët mund të rivendosin një lloj sundimi brutal që të gjitha, përveç eliminimit të të drejtave të grave, nxituan të largohen nga vendi, duke u rreshtuar pranë bankomateve për të tërhequr kursimet e tyre, shkruan AP.
Të shtëna janë raportuar në disa pjesë të Kabulit, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë dhe ministrisë së brendshme të vendit.
Po ashtu shumë misione perëndimore janë përgatitur për tërheqjen e njerëzve të tyre.