Situata e Trustit Pensional sot diskutohet nga Komisioni për Buxhet

10:26 | 24 Mars 2023

Sot diskutohet për situatën e Trustit Pensional.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme diskuton rreth situatës në Trustin Pensional, shkruan Klankosova.tv.

Lidhur me këtë situatë në këtë mbledhje marrin pjesë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli.

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere fillon në orën 13:30.

Komento: