Situata është e qetë edhe në Bërnjak

12:19 | 06 Shtator 2024
situata-eshte-e-qete-edhe-ne-bernjak

Pos pikës kufitare në Jarinje, situata është e qetë edhe në Bërnjak.

Gjatë mëngjesit të sotëm, njëjtë ka thënë edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Situata është në rregull, nuk ka ndryshime”, tha Elshani.

Ndryshe, kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga sot serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën. Kjo pasi, ata duan që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu.

Siç ka paralajmëruar Rojeviq, bllokada do të nisë nga ora 18:00, dhe nga 400 njerëz në çdo pikë kufitare do të jenë pjesëmarrës. /Klankosova

Komento: