Situata me Covid-19 në Kosovë: 4019 raste aktive, 365 të vdekur dhe 449 pacientë të hospitalizuar

00:00 | 13 Gusht 2020

COVID-19 në Kosovë, janë 4019 raste aktive, 365 të vdekur dhe 449 pacientë të hospitalizuar.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus.

Nga gjithsej 521 persona të dyshuar për koronavirus që janë testuar gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre 205 kanë rezultuar pozitivë.

Me 205 rastet e reja, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 10795 nga gjithsej 42136 persona të testuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka pasur edhe 11 raste të vdekjes me koronavirus duke e dërguar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 365.

Në anën tjetër, 163 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 6411 raste.

Së këndejmi, në Kosovë raste aktive me koronavirus aktualisht janë 4019.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus, 449 prej tyre janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale.

Komento: